Ronaldo “Fenomeni” do t’ia jepte Topin e Artë Karim Benzemasё. Lufta për trofenё më prestigjioz individual këtë vit duket më e hapur se kurrë.
Me hegjemoninë e Cristiano Ronaldos dhe Messit gjithnjë e më të lëkundur, ka disa kandidatë të tjerë.
Messi, që ka fituar Kupën e Amerikës me Argjentinën dhe që kaloi te PSG, duket si favoriti natyral, por konkurrenca nuk mungon. Kampioni i Europës me Italinë dhe po ashtu me klubin e tij Chelsea-n, Jorginho, është një ndër më të kuotuarit. Pastaj është dhe Lewandowski, që vuajti mungesën e dorëzimit të çmimit vitin e kaluar.
Ronaldo dhe Mbappe gjithashtu do të marrin vota. Në ditët e fundit ndërkohë rriten edhe kuotat e Benzemasë. Qendërsulmuesi ka dhe mbështetjen e disa ish-kampionëve të famshëm. I fundit është Ronaldo, dikush që ka fituar dy Botërorë dhe po kaq Topa të Artë. Një zë që ia vlen të dëgjohet dhe, duke qenë se bëhet fjalë për një qendërsulmues, ai i Ronaldos është një zë edhe më autoritar.
Mbështetja e tij vjen nëpërmjet Instagramit, ku shkruan: “Pa dyshim, kandidati im për Topin e Artë është Bernzema. Sulmuesi më i mirë. Në nivele shumë të larta prej 10 vitesh dhe kampion, nuk mendoni dhe ju kështu?”
Beson ndërkohë dhe Canavaro, edhe ai një mbështetës i Benzemasё. 2021 i tij në fakt si vit kalendarik është i nivelit më të lartë. 34 gola dhe 15 asiste, por nuk fitoi dot titullin në Spanjë. Në Europian, me Francën nuk arriti dot finalen. U ringrit në Nations League ku udhëhoqi shokët e skuadrës drejt triumfit me dy gola të rëndë kundër Belgjikës dhe Spanjës. Nuk duhet harruar që është francez, ashtu si dhe revista që dorëzon titullin, që duhet thënë se deri më tani nuk ka mbajtur krah. Francezi i fundit që e ka fituar është Zidane nё vitin 1998, ndërkohë që Griezmann për ta fituar nuk i mjaftoi një Botëror. Mbetet për t’u parë tani se sa ndikim do të ketë mbështetja e “Fenomenit”./SuperSport/
Top Channel