Top Channel ka arritur të enjten e 14 tetorit rekordin historik të shikimeve në kanalin Youtube. Plot 8.1 milionë shikime në 24 orë. Kjo shifër është më e larta e arritur ndonjëherë nga Top Channel me prodhimet televizive, por shumë më e lartë edhe se çdo media tjetër në Shqipëri.
Kujtojmë se ndjekësi më i afërt që është televizioni Klan ka shikueshmëri 1.4 milionë në ditë ose gjashtë herë pak se Top Channel që ka arritur në 8.1 milionë shikime në ditë. Grafikët e audiencës tregojnë një rritje të fortë të shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun. Youtube është bërë një matës shumë i saktë i audiencës dhe si i tillë tregon që Top Channel njësi matëse apo garë ka vetëm me veten sepse ndjekësin e tij janë shumë më poshtë me shikueshmërinë.
Kujtojmë që sezonin e kaluar Top Channel arriti 1.5 miliardë shikime në Youtube ndërsa ndjekësi më i afërt Tv Klan vetëm 600 milionë, ndërkohë Top Channel ka shikueshmëri dy herë më të lartë se të gjitha mediat e tjera së bashku. Ky sukses vjen padyshim programacionit shumë të pasur dhe prodhimeve shqiptare aq shumë të pëlqyera nga shqiptarët. Informimi i gjithanshëm, debatet politike, programet për çdo moshë dhe shpresë shoqërore, dhe padyshim spektaklet. Humori dhe reality show më të famshëm në Shqipëri dhe jo vetëm.
Kjo është arsyeja që sot Top Channel ka 1.82 milionë ndjekës në Youtube shifër kjo që rritet çdo ditë me 2 mijë ndjekës të rinj. Çelësi i suksesit që tregojnë shifrat e shikueshmërisë në Youtube tregojnë për cilësinë e programeve masive dhe shumë realiste të Top Channel por edhe numrin e madh të prodhimeve në gjuhën shqipe. Sepse Top Channel është televizioni i të gjithë shqiptarëve.
Top Channel