Situata në Ballkan, Blinken “thërret” Borell- “zbutet” kryediplomati europian

15/10/2021 16:40

Sekretari amerikan i Shtetit Antony J. Blinken u takua në Uashington me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme e Çështje të Sigurisë, e njëkohësisht zv/president i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Në njoftimin e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit thuhej se Blinken ripohoi rëndësinë e partneritetit SHBA-BE dhe angazhimin e Uashingtonit për të punuar me Brukselin për t’u përballur me sfidat e përbashkëta.

Ai vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të BE-së për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit.

Në mënyrë të veçantë, shefi i diplomacisë amerikane nënvizoi nevojën për të bërë përpara me hapjen e negociatave për pranimin në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kur bëhet fjalë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në të gjithë botën, Bashkimi Evropian është një partner kryesor i Shteteve të Bashkuara dhe praktikisht nuk ka asnjë sfidë me të cilën ne përballemi dhe nuk po punojmë së bashku për të“, tha Blinken.

Borrell u bëri jehonë komenteve të diplomatit të lartë amerikan. Ai u shpreh se BE-ja duhet të jetë partneri më i mirë dhe aleati më i mirë i SHBA-së, dhe marrëdhënia transatlantike është marrëdhënia më e rëndësishme që kemi me pjesën tjetër të botës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA