Që prej fillimit të këtij viti shkollor, mësimi për nxënësit e kësaj shkolle është kthyer në sfidë. Rindërtimi i shkollës 9-vjecare ka përfunduar para 1 muaji, por mungesa e energjisë elektrike ka bërë që dyert e shkollës mos të hapen ende.
Nxënësit duhet të dalin çdo ditë dhe të presin në rrugë të paktën 20 minuta për autobusin duke rrezikuar kështu dhe jetën e tyre. Ata duhet të udhëtojnë në autobusë të vegjël për rreth 3 km, ku pjesa më e madhe e duhet të qëndrojnë në këmbë. Ata shprehen se kjo situatë e ka vështirësuar zhvillimin e mësimit për ata pasi duhet ta vazhdojnë mësimin turn i dytë deri në orët e vona të pasdites.
Gjithashtu dhe prindërit shprehen tejet të shqetësuar pasi shumë raste detyrohen t’i lënë fëmijët pa shkollë.
Deri në hapje të shkollës, nxënësit e kësaj shkolle duhet të udhëtojnë çdo ditë drejt shkollës 9-vjeçare në Shullaz pavarësisht kushteve të pandemisë apo atyre atmosferike.
Top Channel