Partia Socialiste ka dorëzuar në Kuvend amendamentin për shtyrjen e afateve të Komisioneve të Vettingut.
Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu ka siguruar draftin që është përgatitur nga PS. PS kërkon që afati i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të shtyhet me 2 vite deri në dhjetor të vitit 2024. Ndërsa afatet e komisioneve të vettingut përfundojnë 5 vite nga momenti i funksionimit, pra në qershor të vitit që vjen por kërkohet shtyrja e afatit sepse nuk mjafton për të kaluar të gjithë në filtër.
Pritet që drafti i PS të shihet nga opozita dhe më pas të merret vendimi final për shtyrjen e afateve.
Taulant Balla ka folur nga qyteti i Fierit duke sqaruar se kjo është një vijueshmëri e reformës në drejtësi, një çështje sa teknike aq dhe shumë e rëndësishme.
Balla: Komisioni i Venecias është sot në seancë plenare. Siç e kemi bërë zakon ne asnjëherë nuk jemi shprehur përpara se dokumenti të jetë zyrtarë. Sapo ky dokument të jetë zyrtarë, natyrshëm që PS dhe Grupi Parlamentar i PS do të ketë një një pozicion. Ajo që dua të theksoj është që Komisioni i Venecias është shprehur njëherë për çështjen e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.
Ato ishin zgjedhje tërësisht të bazuara në kushtetutë dhe bojkotimi i zgjedhjeve apo çdo lloj bojkoti bie ndesh me traditën demokratike, e cila promovohet përmes zgjedhjeve.
Në këtë këndvështrim unë mendoj që të gjitha forcat politike që kanë marrë vendime për të bojkotuar Kuvendin apo për të bojkotuar zgjedhjet qasja dhe opinioni i dhënë nga Komisioni i Venecias është ai i duhuri për të vendosur mënd kushdo që merr vendime për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Doja të ndaj me ju dhe faktin që dje Grupi Parlamentar i PS ka marrë vendimin për te depozituar ne Kuvendin e Shqipërisë nismën e një grupi prej me shume se 1/5 e anëtarëve të Kuvendit të Shqiperisë për të filluar një procedurë të ndryshimit të Kushtetutës me qëllim që ti hapim rrugë zgjatjes së mandatit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të Komisionereve Publikë, si niveli i parë i procesit te Vetingut, duke e shtyre procesin e Vetingut pra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri me 31.12.2024, duke shtuar edhe 30 muaj të tjera, të cilat unë besoj se janë të mjaftueshme për ta përmbyllur procesin e Vetingut.
Ashtu sikurse tha edhe Kryeministri Rama sot pas mbledhjes se Kryesisë së PS, kjo është një vijueshmeri e reformes ne drejtesi, është një çeshjte sa teknike aq edhe shumë e rëndësishme, sepse ruajtje e të njëjtit standard në procesin e Vetingut për të vazhduar pastrimin e sistemit të drejtësisë nga ata gjyqtarë apo prokurorë të cilët nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre dhe nuk kanë përgatitjen e duhur profesionale ose për pastërtinë e figurës së tyre dhe i zbulimit të çdo lloj lidhjeje kriminale apo lidhje të tjera.
Vijimi i procesit te Vetingut me te njejtin standard që është vijuar deri më tani është një domosdoshmëri tek e cila partitë politike duhet të qendrojnë larg, sepse themeli i reformës ne drejtësi ka qene pikërisht heqja e çdo lloj ndikimi qe vinte nga partitë politike.
Procesi i përzgjedhjes së prokurorëve dhe gjyqtarëve nuk kalon më përmes vendimarrjeve politike, por është një skemë e re e cila ka filluar të japë rezultate konkrete.
Top Channel