Procesi i verifikimit paszgjedhor, mungon përfaqësuesi ligjor i PS për të monitoruar procesin
15/10/2021 12:36
Ditën e djeshme, në KQZ u hodh shorti elektronik për hapjen e 519 kutive, proces i cili mund të hedhë dritë mbi parregullsitë që mund të kenë ndodhur me 25 Prill.
Sot është mbledhur KQZ për të kryer procesin e verifikimit paszgjedhor, por PD nuk ka sjellë asnjë përfaqësues ligjor për të monitoruar procesin.
Ndërkohë krahas 519 kutive te votimit në skaner do të kalojnë edhe funksionimi i pajisjeve të identifikimit dhe votimit elektronik të zgjedhësve.
Procesi i rinumërimit nuk do të ketë ndikim mbi rezultatin e certifikuar të 25 Prillit, por mund të çojë në burg numëruesit dhe komisionerët që konstatohet se kanë shkelur ligjin.
Top Channel