Disa nacionalistë serbë janë nisur drejt Kosovës, të nxitur nga zhvillimet e fundit, por vrulli iu ndërpre në kufi për një arsye të papritur për ta.
Pavle Bihali nga lëvizja “Leviathan”, njoftoi në Twitter se po shkonte në Kosovë, por ai u kthye mbrapsht sepse në pikën e kalimit kufitar të Bërnjakut, i kërkuan një test PCR.
“Veriu i Kosovës mund të kalohet vetëm në këmbë. Gjithçka është ende e bllokuar. Dhe një paralajmërim: kërkohen teste PCR. Pa to, nuk ka shans të afroheni”, thotë ai në videon e postuar në platformën sociale.
Bihali është lider i lëvizjes Leviathan, e cila, nën maskën e luftës për të drejtat e kafshëve, ndjek qëllime ekstremiste dhe nacionaliste që synojnë krijimin e të ashtuquajturit “Bota serbe”, shkruajne mediat në Kosovë.
Episodi ka shkaktuar plot reagime sarkastike. “Ik, nisu në luftë sapo të përfundojë testi i PCR”, e vinte në lojë dikush.
Tensionet u përshkallëzuan këto ditë pas një aksioni të policisë kundër kontrabandës që përfshiu dhe Mitrovicën e Zveçanin, ndaj të cilit serbët lokalë reaguan ashpër duke u përplasur me policinë.
Top Channel