Mori emigrantë të paligjshëm në Pogradec, kapet 32-vjeçari në dalje të Kamzës. Ja cili ishte destinacioni final

15/10/2021 11:39

Një 32-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në dalje të Kamzës me 4 emigrantë të paligjshëm.

Ai i kishte marrë në Pogradec dhe do t’i çonte në Shkodër me qëllim kalimin për në Malin e Zi. Destinacioni përfundimtar i emigrantëve të palijgshëm ishte Italia.

“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Sh, 32 vjeç, pasi në dalje të Kamzës, u kap në flagrancë nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin e tij  4 emigrantë të parregullt, të cilët i kishte marrë në Pogradec me destinacion  Shkodër, me qëllim kalimin për në Malin e Zi me destinacion përfundimtar Italinë”, njoftoi policia.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti  dhe një aparat celular.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA