Mbi 18 mijë raste/ Në Ukrainë regjistrohet numri më i lartë i rasteve ditore me Covid-19 që nga prilli

15/10/2021 01:59

Në Ukrainë numri i rasteve ditore me Covid-19 arriti në shifrën më të lartë që nga muaji prill. Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit u testuan 117.246 persona ku janë përcaktuar 18.881 raste ditore, ndërsa për shkak të Covid-19 kanë humbur jetën 412 njerëz.

Numri gjithsej i rasteve në vend ka arritur në 2.597.275, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar gjithsej 59.935 të vdekur. Në Ukrainë numri i rasteve i cili kaloi në rënie që nga muaji maj, filloi të rritej sërish në muajin shtator.

Numri më i lartë i rasteve ditore në vend u regjistrua më 3 prill me 20.341 raste. Në vendin ku gjatë 24 orëve të fundit janë vaksinuar 164.387 persona, punimet për vaksinimin masiv filluan më 24 shkurt dhe deri më tani janë vaksinuar gjithsej 7.774.486 persona.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA