Një lajm i mirë vjen nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor!
Përmes një njoftimi të bërë publik DPSHTRR njofton uljen drastike të tarifave të lejes së drejtimit.
Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë leje drejtimin, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat dhe duke filluar nga muaji nëntor këta aplikantë do të përfitonë një ulje të tarifës, nga 3.500 lekë në 2.000 lekë.
Kështu të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar do të kushtojnë 43% më pak.
Njoftimi i plotë i DPSHTRR:
Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë leje drejtimin (me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat! Nga Nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3,500 Lekë në 2,000 Lekë! Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5 vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë -43%!
Krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresat më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa! Këto përmirësime bëhen të mundura falë performancës pozitive të institucionit, rendimenti e mirëadministrimi të cilat kanë rritur qarkullimin duke përmirësuar normën e kthimit dhe të ardhurat!
Si shërbim publik, DPSHTRR ka prioritet qytetarin dhe uljen e kostove për kategoritë sociale që rëndohen nga tarifat!
Top Channel