Kinë, 4 të vdekur në një aksident në minierën e arit

15/10/2021 09:33

Pas operacioneve njëjavore të shpëtimit, autoritetet në Kinën veriperëndimore sot konfirmuan se të paktën katër persona kanë humbur jetën pasi uji me baltë bllokoi hyrjen në një minierë ari, transmeton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet lokale në provincën Shaanxi theksuan se tre minatorët e fundit u gjetën të vdekur në vend, raportoi transmetuesi publik kinez CGTN.

Ishte një javë më parë kur miniera, e vendosur në qarkun Taibai, u përmbyt dhe hyrja e saj u bllokua. Një person u raportua i vdekur ndërsa operacionet e shpëtimit ishin nisur për të shpëtuar të tjerët.

Autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.​​​​​​​

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA