Hapet toka në Selanik, “gëlltit” autobusin: Momente tmerri për pasagjerët

15/10/2021 17:00

Pasagjerët e një autobusi në Selanik përjetuan momente tmerri këtë mëngjes për shkak të reshjeve të dendura të shiut të këtyre ditëve, një pjesë në rrugë u shemb dhe pjesa e parme e mjetit ra brenda gropës së krijuar.

Mediat greke thonë se gropa e krijuar ishte gati 5 metra e thellë. Ato thonë se në autobus ndodheshin 12 punonjës, të cilët u përfshinë nga paniku.

Ata rrëfejnë se dëgjuan një zhurmë të fortë dhe një si përplasje, e pas kësaj, mjeti u bllokua në vend.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati të lënduar. Rajone të tëra të Greqisë po përballen me një mot të keq, e sipas ekspertëve, kjo situatë mund të vazhdojë edhe për të paktën dy ditë.

Në zonën e Atikës, në ishullin e Evias dhe në Halkidhiki, shkollat kanë vazhduar të qëndrojnë të mbyllura, ndërsa dhjetëra vetë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre e të zhvendosen në strehime të përkohshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA