Këshilli i Lartë i Prokurorisë zgjodhi sot 3 anëtarët e rinj.
Tre anëtarët e rinj janë: prokurori Sokol Stojani, Ludovik Dodaj si dhe Zeqir Hoda.
Sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.
Njoftimi
Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marrë 195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.
Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”kandidatin Ludovik Dodaj ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.
Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues në përputhje me nenin 115/5 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” sipas renditjes së mëposhtme:
Z. Zeqir Hoda 150 vota
Znj. Deniona Katro 48 vota
Znj. Elona Alvora 6 vota
5 vota u shpallën të pavlefshme.
Top Channel