‘Edhe dron inteligjent’, Rama: Satelitët në orbitë do i kemi shumë shpejt, ja për çfarë do të përdoren

15/10/2021 10:08

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar sot projektin e ri se përse do të dërgohen satelitët në orbitë.

Gjatë fjalës së tij të mbajtur në Kuvend ditën e djeshme Kryeministri zbuloi se Shqipëria do të dërgojë në orbitë, duke nisur nga viti i ardhshëm, dy satelitë, të emërtuar “Albania 1 dhe Albania 2”.

Sot gjatë deklaratës për media deklaroi se këto satelitë do ti kemi shumë shpejtë duke treguar dhe se për çfarë do të shërbejnë.

Rama theksoi se satelitët dhe dronët inteligjentë do të ndihmojnë për të patur kontroll të plotë mbi të gjithë territorin e vendit.

Rama: Kini durim, qeshni sepse është shëndet dhe mirë ju bën. Shqipëria do të ketë satelitë dhe do ti ketë shpejt për të forcuar kontrollin në të gjithë territorin. Jo vetëm satelitë por edhe dronë inteligjentë për të çuar vendin në një nivel tjetër në aspektin e administrimit të territorit. Këto janë mjete të një teknologjie të re që garantojnë monitorim të territorit, që nga kufijtë, tek ndërtimet që kryhen, tek monitorimi lidhur me informacionin i duhet strukturave për luftën kundra trafiqeve, të çuarit deri në fund të përpjekjeve për të izoluar tërësisht trafikune lëndëve narkotikepër të mbjellat e bujqësisë, për shumëçka dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe duke pasur këtë arsenal për të lehtësuar marrëdhëniet që zhvillohen në territor dhe shpesh komprometohen nga inspektor dhe punonjës policie të korruptuar. Vende të tjera të zhvilluara e bëjnë këtë gjë, e mira e kësaj kohe nuk ka nevojë për të qenë një vend i zhvilluar për ti vënë vetes mjete të kësaj strukture. Shqipëria do ti ketë shpejt satelitët dhe dronët do të rrisë kontrollin e territorit në të gjitha aspektet, për zjarret, emergjencat civile. Përdorimi i këtyre mjeteve do të jetë për çështje që kanë të bëjnë me punët civile të vendit dhe luftën kundër krimit të organizuar, nuk do të jenë për veprime apo ofensiva ushtarake

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA