Teza e Spiropalit për një marrëveshje të re për Shqipërinë, Rama thumbon ish-ministren: Mezi pres që të na sjellin draftin, por kam frikë se s’do vijë kurrë 20/06 14:01
Ish-lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha po zhvillon “Foltoren” e radhës në Korçë, ku u prit me entuziazëm nga mbështetësit demokrat.
Ata i uruan Berishës ditëlindjes, teksa kishin përgatitur një tortë dhe buqetë me trëndafila blu.
Ish-kryeministri feston sot 77 vite jetë, ndërsa u shpreh se “kjo ishte ditëlindja më e bukur e jetës së tij”, duke e lidhur me takimet që po bën në të gjitha qytetet e vendin, me synimin “për të çliruar të djathtën nga kreu i saj, Lulzim Basha”.
Pasi kryedemokrati Basha e përjashtoi nga Grupi Parlamentar, Berisha i shpalli luftë të hapur, pasi thotë se “Basha është marrë peng nga Rama dhe opozita është në gjendjen më kritike ndonjëherë”.
Top Channel