Policia e Fierit ka shpallur në kërkim një 60-vjeçar dhe ka proceduar penalisht tre shtetas të tjerë.
U bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi në Levan, për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin F. Z.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë u procedua penalisht shtetasi I. H., 61 vjeç pasi ka goditur me sende të forta kunatën e tij.
Po ashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. T., 65 vjeç dhe E. T., 39 vjeç, banues në Remas, Divjakë, pasi për motive të dobëta dyshohet se kanë kanosur për jetën shtetasin V.C.
Ndërkaq, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Fier u referuan materialet në Prokurori për shtetasen irlandeze H. B., 44 vjeçe, pasi nuk i ka dërguar automjetin tip “Volvo” , të cilin shtetasi K. S e ka porositur nga interneti në kompaninë që administrohej nga kjo shtetase dhe ka bërë pagesën nëpërmjet bankës.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel