Në datën 19-20 shtator një breshër i fortë ka dëmtuar një sipërfaqe të shumë të madhe me mollë në fshatin Burimas të Njësisë Administrative Pojan, Bashkia Maliq. Bujqit janë shumë të shqetësuar se e gjithë puna e tyre ka shkuar dëm.

“Ato ditë 80% e sasisë së mollës ishte për t’u futur në frigorifer, por breshëri na i ka prishur. Ne duam një ndihmë nga shteti, sepse dëmi për dylym shkon 300 mijë lekë (të vjetër) . Me ligj shteti nuk jep asgjë. Dëmi që m’u shkaktua mua në 3 ha tokë, shkon te 17 milion lekë dhe të njëjtin problem kemi çdo vit. Asnjë deputet nuk na vinë të shikojë se çfarë është bërë” shprehet njëri prej bujqëve.

Fiks Fare intervistoi edhe Arben Dulellarin, Drejtori i Bujqësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Maliq i cili u shpreh se nga 125 ha tokë të mbjella 40 ha u dëmtuan nga breshëri. Nga këto rreth 18 ha janë dëmtuar në masën 70%, 15 ha në masën 40-50% dhe 7 ha në masën 20-30%.

Fenomeni i breshërit në Fushën e Maliqit është i përvitshëm dhe ka shkaktuar dëme përherë. Ai u shpreh se janë mbajtur procesverbalet dhe pon diskutohet me Ministrinë e Bujqësisë nëse mund të bëhet gjë nga fondi i emergjencave për të dëmtuarit.

Problemi është i njohur edhe nga sektorit i Emergjencave Civile. Përgjegjësi Stilian Belisa u shpreh për Fiksin se nga fondi i emergjencave civile, në Bashkinë e Maliqit nuk ka një përcaktim konkret për të bërë dëmshpërblimin e bujqëve , pasi ky sektor operon me ligjin 45 “Për Mbrojtjen Civile”, i cili është ligj i ri, dhe ende nuk kanë dalë aktet nënligjore, të cilat sqarojnë në mënyrë të detajuar për mbulimin e dëmeve që shkaktohen nga fatkeqësitë e ndryshme. Z. Belisa sqaron se ligji i ri përfshin këtë kategori dëmi por si mungesë e akteve nënligjore ata janë të detyruar t’i referohen ligjit të vjetër. ” Me VKM e vjetër ky rast nuk përfshihet në dëmshpërblim” shprehet përgjegjësi i emercengjave.

Fiks Fare u interesua edhe prane Agjencisë Rajonale të Ekstensionit Bujqësor, Qarkut Korçë. Ku drejtori Vullnet Gjolla shpjegoi se kushtet klimaterike kanë ndryshuar shumë kohët e fundit duke sjell dëme të mëdha në bujqësi. “Bujqit duhet të kenë parasysh se qeveria shqiptare ka lançuar në skemat kombëtare, por dhe ne skemat IPARD edhe sigurimin e pemëtoreve ne masën 50% të pagesës së principalit të sigurimit, që do të thotë që çdo fermer ka të drejt të aplikojë në skemat kombëtare.

Në një nga skemat thuhet se kush ka dëshirën për të siguruar prodhimet e tyre bujqësore paguhet primi i sigurimit në masën 50% nga qeveria shqiptare, përveç asaj janë dhe skemat e IPARD e cila suvencionion në masën 50-60-65% për mbulimin me rrjetë të këtyre pemëtoreve. Këshilla që ne japim është që të aplikojnë në skemat qofshin ato të kombëtare apo të IPARD-it për të përfituar nga këto fonde, që japin qofshin nga fondet e qeverisë shqiptare apo të BE, sepse është vështirë që qeveria shqiptare të mbulojë të gjitha dëmet sa herë që ato krijohen’ përfundoi z. Gjolla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA