Policia ka zbardhur dhe dokumentuar 8 vjedhje të tjera në banesat e disa shtetasve në Kavajë, që dyshohen se janë kryer nga një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim më herët.

U arrestua shtetasi Xh. K., 28 vjeç, banues në Kavajë, i shpallur në kërkim, pasi më datë 13.10.2021, ka vjedhur një sasi vaj ulliri në një fabrikë.

“Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar dhe i 8 vjedhjeve të ndodhura gjatë tre muajve të fundit, konkretisht: i vjedhjes së një televizori në banesën e shtetases Sh. K; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetases T. R.; i vjedhjes së një shume parash në një biznes; i vjedhjes së disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit I. E.; i vjedhjes së një shume parash dhe dy aparateve celular në banesën e shtetases A. K.; i vjedhjes së disa pajisjeve ektroshtëpiake në banesën e shtetases A. Gj.; i vjedhjes së disa sendeve me vlerë në banesën e shtetasit P. P; i vjedhjes së një shumë parash dhe disa sendeve personale në banesën e shtetasit D. K.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA