Dy persona janë arrestuar nga policia e Durrësit për vepra të ndryshme penale. Njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.
18-vjeçari, i identifikuar me inicialet K.B., banues në Durrës dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 14 vjecare.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësive ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin K. B., 18 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, pasi dyshohet se e ka konsumuar këtë vepër penale me një shtetase 14 vjeçe”, njofton policia.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin D. K., 21 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Top Channel