Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Takada Mitsuyuki ka zhvilluar një takim në bashkinë e Fierit.
Gjatë fjalës së tij ambasadori tha se integrimi i Shqipërisë në BE është tepër i rëndësishëm.
“Qeveria japoneze mendon se integrimi i Shqipërisë në BE dhe i gjithë rajonit në BE është shumë i rëndësishëm. Për këtë arsye vetë qeveria japoneze ka investuar për përmirësimin e cilësisë së jetës së shqiptarëve, sepse mendon që do të jetë një hap më tepër që të ndihmojë në integrimin në BE të Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori Mitsuyuki.
I pyetur në lidhje me lëvizjet e fundit ta ambasadës amerikane në Shqipëri ambasadori japonez nuk ka dhënë asnjë koment.
“Japonia nuk mund të komentoj deklaratat e ambasadorëve të shteteve të tjera, por mendoj se ambasada amerikane e ka mbështetur dhe ndihmuar Shqipërinë e është një aleatë i rëndësishëm i Shqipërisë. Nuk mund të komentoj veprimet dhe qëndrimet e SHBA”, tha ndër të tjera ambasadori.
Top Channel