Afro 2300 raste të reja, në Victoria të Australisë rekord infektimesh me Covid-19

15/10/2021 01:40

Në Victoria të Australisë është shënuar një tjetër rekord infektimesh me Covid-19. Sipas autoriteteve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2 mijë e 297 raste të reja, shifra më e lartë e infektimeve që nga fillimi i pandemisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në këtë shtet momentalisht janë 20.505 raste aktive ndërsa 706 persona janë shtrirë në spital. Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Victoria që nga fillimi i pandemisë është 59.710.

Në 24 orët e fundit në këtë vend, 11 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19, i cili ka rritur numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 945. Rreth 87.6 për qind e banorëve të Victoria-s mbi 16-vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 62 për qind janë vaksinuar plotësisht.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA