Kryetari i Komisionit për Ekonominë dhe Financat, Eduart Shalsi përmendi akuzat e kryedemokratit Lulzim Basha ndaj kryeministrit Edi Rama se është i lidhur dhe mbështet oligarkët.
Ai shprehet i surprizuar se përse Basha ka përmenduar Kastratin, pasi sipas Shalsit kunati i tij ka qenë me zyrat në ambientet e biznesmenit.
Shalsi u nis nga debate i krijuar në kuvend, ku Basha përmendi dy emra biznesmenësh shqiptarë, Samir Manes dhe Shefqet Kastratit duke i konsideruar si oligarkë.
“Të parin e kisha dëgjuar ta bënte edhe herë të tjera, i dyti po më surprizon pak se vetë ato që anatemonte paradite, pasdite i thotë në darkë. Kam një background të një periudhe të gjatë. Unë kam filluar punë në të parën bankë private që u hap në Shqipëri, kam një shpirt për t’i shërbyer sipërmarrjes. Dy vitet e fundit të miat shërbeva si ministër për mbrojtjen e sipërmarrjes. Jam i vetëdijshëm, e di shumë mirë sakrificën po se si janë zhvilluar këto vite , e di fare mirë që nuk janë më ata të 10-15 viteve më parë, e kanë më të madh rolin që luajnë në ekonomi. Më vjen keq që lakohen emrat në një mënyrë të tillë. Po të kishte qenë serioz këto akuza i kishte partializuar dhe kishte dorëzuar një kallëzim penal. Ai ka akuzuar për kontrabandë, për evazion fiskal. Pse kunati i vet ka qenë me zyra apo vijon të jetë në zyrat e Çet Kastratit. Vallë vërtet i sulmon apo i sulmon për të marrë ndonjë diçka pas këtyre. Është fakt që kunati i tij ka qenë me zyrat tek Kastrati.
Është një fakt i ditur. ai ka një kompani mjediset e të cilit kanë qenë tek Kastrati. Ka një mungesë serioziteti në artikulim, nëse duam të shkojmë drejt së vërtetës dhe të mos i marrim, nuk janë vetëm 2 emra që ka përmendur vazhdimisht në mënyrë të vijueshme ka anatemuar me terma oligrakë, e ka nxirë sipërmarrjen a thua se sipërmarrësit janë të gjithë banditë. Fakti që nuk janë të besueshëm dhe mosbesueshmëria duket qartë brenda grupit të tyre parlamentar. Paaftësia për të bërë një debat cilësor, e gjithë Evropa po zien për debatin mbi energjinë”, tha Shalsi.
Top Channel