Vetë trajneri Julian Nagelsmann në një intervistë theksoi se e ardhmja e Sules do të varet nga zhvillimet e merkatos.
“Rinovimi i tij varet nga zhvillimet e tij gjithashtu nga situata e tregut. Do të shohim se çfarë i përshtatet të dyve. Ai ende duhet të zhvillojë pak potencialin e tij dhe më pas ta përdorë atë për të qenë një qendërmbrojtës shumë i mirë”, ka deklaruar Naglesmann.
Niklas Sule ka përfunduar në radarët e drejtuesve të rinj të Newcastle të cilët e shikojnë gjermanin si një përforcim shumë të vlefshëm për prapavijën./ Supersport