Tajfuni Kompasu godet Hong Kongun, mbyllen shkollat dhe institucionet publike

14/10/2021 01:21

Për shkak të tajfunit që goditi të mërkurën Hong Kongun, autoritetet në këtë rajon të veçantë administrativ pezulluan mësimin, tregtimin në bursë dhe të gjitha institucionet publike.

Shiu i rrëmbyeshëm i shkaktuar nga tajfuni “Kompasu” mund të përmbyt zonat fushore dhe banorët duhet të marrin masa paraprake, njoftoi observatori i Hong Kongut.

Tajfuni solli erëra me shpejtësi prej 83 kilometrash në orë dhe goditje deri në 101 kilometra në orë. Erërat pritet të dobësohen gradualisht pasdite.

Tajfuni pritet të kalojë pjesën veriore të Detit të Kinës Jugore drejt provincës ishullore jugore kineze të Hainan-it dhe më pas do të godasë veriun e Vietnamit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA