Samiti në Beograd, DW: Këtej flitej për paqen, nga ana tjetër shiteshin armë!

14/10/2021 15:45

Samiti dyditor që shënoi gjashtë dekada të Lëvizjes së Vendeve të Painkuadruara u mbajt keto ditës në Beograd, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të më shumë se 105 vendeve. Mbledhja nuk solli asnjë vendim politik, thotë DW.

Në të morën pjesë rreth 50 krerë shtetesh, qeverish dhe ministra të jashtëm. Ndërsa organizatorët u përpoqën që gjithçka të duket e ngjashme me protokollin e dekadave më parë nga koha e ish-Jugosllavisë. Analistët në Beograd kanë vënë re se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, po përpiqet të imponohet si udhëheqës i Ballkanit Perëndimor me nismat rajonale, por ambiciet e tij nuk ndalen me kaq.

Shpesh theksohet se Vuçic po kërkon të jetë një Tito i ri dhe se Lëvizja e të Painkuadruarve përshtatet në mënyrë të përkryer në një imazh të tillë. Ministri Selakovic theksoi në mbyllje të samitit “se Tito ishte një nga gjenitë politikë të shekullit të njëzetë”, vazhdon shkrimi. Gazetari Slobodan Stupar vlerëson për Deutsche Wellen se organizimi i samitit është “një shaka e zakonshme propagandistike, të cilën askush nuk do ta mbajë mend pas një jave.” Qëllimi i tubimit, sipas tij, ishte që Vucic të kujtohet si një Tito i vogël, cka eksperti e cilëson si një farsë politike. Por edhe t`i shiste disa armë mysafirëve, e kjo mund të shihej qartë edhe në edicionet e lajmeve apo tabloidet mediatike”, thotë Stupar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA