Rruga e Thethit para dhe pas

Rruga e re e Thethit është dëmtuar ende pa u përfunduar mirë dhe pa u inauguruar.

Sipas informacioneve, persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar dhe kanë vjedhur veshjen ekologjike të barrierave të rrugës.

Për herë te parë, në vendin tonë, ky lloj investimi u krye në rrugën e Thethit duke respektuar edhe natyrën dhe gjelbërimin e zonës.

Druri dekorativ është vjedhur vetëm pak ditë pasi u vendos përgjatë gjithë segmentit që të çon në qendër të fshatit.

Investimi për ndërtimin e rrugës së Thethit nisi në vitin 2019 dhe parashikon rehabilitimin e 16 kilometra nga Qafë-Thorja deri në qendrën e fshatit Theth, me një siguri të lartë rrugore për shkak të terrenit të vështirë malor dhe kushteve klimaterike. Ky është një investim i Bankës botërore.

Top Channel