Prifti kanadez dënohet me 14 muaj burg për pornografi të fëmijëve

14/10/2021 09:16

Një prift në Chilliwack të provincës British Columbia në Kanada është dënuar me 14 muaj burg për pornografi të fëmijëve.

Themeluesi, drejtori dhe prifti i kishës “Main Street” në qytetin Chilliwack, Johannes Vermeer u shpall fajtor për pornografi të fëmijëve, posedim të pornografisë së fëmijëve dhe qasje në dy pornografi të fëmijëve, raportoi “Global News”.

Pastor Vermeer, i cili u arrestua për herë të parë në maj të vitit 2010, kreu të njëjtin krim përsëri edhe dy herë në mars të vitit 2015.

Prifti Vermeer, gjyqi ndaj të cilit filloi në mars të vitit 2018 për shkak të akuzave kundër tij, u dënua me 14 muaj burg në seancën gjyqësore.

Kisha Katolike, e cila ka qenë në qendër të kritikave për ngacmimet seksuale ndaj fëmijëve për një kohë të gjatë, ka tërhequr edhe një herë vëmendjen me paditë e ngritura në vende të ndryshme të botës.

Së fundmi, padia e ngritur nga 24 persona të cilët thanë se ishin abuzuar seksualisht nga priftërinjtë në Belgjikë, në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, u refuzua nga gjykata me arsyetimin e imunitetit sovran të Vatikanit.

Në peticionin e tyre drejtuar gjykatës, 24 paditës pretenduan se Vatikani ishte përgjegjës për mbulimin e krimeve të priftërinjve në Kishën Katolike që abuzonin me fëmijët për dekada të tëra./AA/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA