Ofendimet e Bashës, Rama: Së shumë klith ai si personazhi i Foltores, dukesh si personazhi i Qajtores

14/10/2021 11:21

Kryeministri Rama ka folur me tone ironie pas situatës së krijuar mes kryedemokratit Basha dhe deputetit Eduart Shalsi, ku kreu i PD u nxeh me deputetin e PS,, ndaj të cilit ka reaguar me tone të ashpra dhe fyese.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri e cilësoi kreun e PD-së si  një ‘burrë në pikë të hallit’.

Rama: Një shprehje keqardhje për atë logorinë në vend të mirëmëngjesit pas ardhjes i fundit këtu. Zoti Lulzim dhe ta kam thënë disa herë publikisht dhe personalisht mos imito atë të foltores sepse origjinali është më i besueshëm se kopja. E sa më shumë klith ai si personazhi i Foltores, dukesh si personazhi i Qajtores.  Një burrë që vu kunjën me fjalë të cilat si prind pa diskutim u thua përditë fëmijëve se nuk përdoren asnjëherë dhe e bën këtë në mes të 139 burrave e grave të tjera dhe në sy të kushedi sa të tjerëve është një burrë në pikë të hallit, megjithatë hallin që ke sado ta qaj nuk ta zgjidhim dot.

Top Channel