
Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi kishte fshehur në shtëpi dy granata luftarake me ndezës të montuar.
Policia tha se dy granatat u gjetën pas një kontrolli që u krye në shtëpinë e shtetasit A.K., banues në fshatin Kallmet të Lezhës.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që mbajnë sende të kundraligjshme, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, në fshatin Kallmet, Lezhë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit A.K”, njofton policia.
Ai akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Lezhë për veprime të mëtejshme.
Top Channel