Policia e Fierit ka arrestuar një 35-vjeçar dhe ka proceduar penalisht një të mitur, pasi janë përfshirë në veprimtarinë e kundërligjshme të lojërave të fatit.
Sipas njoftimit të bërë nga polica mësohet se u arrestua shtetasi Z.M., i punësuar në lokalin me pronësi të shtetasit F.K., ku u gjet dhe sekuestrua një kompjuter që përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin Z. M., 35 vjeç, banues në Fier dhe proceduan penalisht shtetasin F. K., 16 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në lokalin në pronësi të shtetasit F. K ku ishte i punësuar shtetasi Z. M., u gjet dhe u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim.
Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 40 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.
Top Channel