Deputetët e PD i ndërpresin fjalën, Rama: Votoj PRO, që të flisni gjithë javës/ Ironizon Bashën: Zotëria është në hall!

14/10/2021 11:57

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja e Kuvendit për kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisionit për çështjen “Beccheti” dhe teksa iu drejtua opozitës, tha se nuk mund të ngrihet një komision i tillë hetimor

Fill pas kësaj, diskutimi është shoqëruar me debate, teksa deputetët demokratë i kanë ndërhyrë Ramës nga vendi.

Kryeministri iu është kthyer me ironi, duke thënë se është me ta dhe do votojë pro, që ata të flasin jo 10 minuta, po gjithë javës nga foltorja e Kuvendit.

Nuk munguan as ironitë ndaj kryedemokratit Basha për të cilin tha se: “Zotëria është ‘out  of control’ dhe askush nuk pretendon që ti bëjë thirrje në ecje e sipër të kontrollohet sepse e kemi shumë të qartë që është në hall”.

Rama: Të dilni ju këtu me zë nga vendi dhe të pretendoni të korrektoni në ecje e sipër fjalët që them unë ndërkohë që zotëria është ‘out  of control’ dhe askush nuk pretendon që ti bëjë thirrje në ecje e sipër të kontrollohet sepse e kemi shumë të qartë që është në hall. Mësoni të flisni meqë jeni partizan të të drejtës së fjalës. Habitem pse e keni këtë problem, jam i gatshëm të votoj bashkë me ju, të merrni sa kohë të doni, të rrini këtu gjithë javës, unë do votoj me ju, jam me ju, të flisni jo 10 minuta po të rrini këtu gjithë javën, dhe të krijoni një shtëpi të dytë para se të vijë foltorja te shtëpia e parë.

Kujtojmë se, seanca e sotme e Kuvendit nisi me debate, pasi përfaqësuesit e PD-së kundërshtuan kufizimin e kohës së fjalës së deputetëve të opozitës në Kuvend dhe kërkuan mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve për shfuqizimin e vendimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA