Vijon të jetë shqetësuese situata në Mitrovicën e Veriut.

Disa gazetarë që ndodhen në zonën e njohur si lagjia e Boshnjakëve për të raportuar, janë sulmuar me mjete shpërthyese nga disa serbë pak momente më parë.

Edhe më herët Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK)shprehu shqetësimin në lidhje me mjedisin e rëndë dhe të pasigurt të punës së gazetarëve të cilët po mbulonin ngjarjet që ndodhën ditën e mërkurë (13 tetor) në veri të Kosovës.

AGK-ja thotë se sipas raporteve, janë sulmuar disa gazetarë të mediave të ndryshme shqiptare në “Lagjen e Boshnjakëve” në Mitrovicën e Veriut dhe një tjetër incident ka ndodhur rrugës për në Leposaviq ku protestuesit kanë ndjekur nga pas veturat me gazetarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA