Në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për paraburgimin e pesë personave të arrestuar, të dyshuar për terrorizëm, thuhet se armët e sekuestruara që u gjetën gjatë bastisjeve, ishin blerë nga Policia e Kosovës.

Këto armë u blenë, shpjegon REL,  gjatë një shitblerjeje të simuluar nga forcat e rendit. Në një document të siguruar prej saj thuhet se përmes masave të fshehta, kanë zbuluar se të dyshuarit, kanë kërkuar armë anti-tank RPG si dhe predha, me qëllim të përgatitjes së akteve terroriste në Kosovë. Mentor Bellaqa dhe Shkodran Krasniqi janë dy emra të përmendur aty.

Krasniqi thuhet të jetë ai që ka siguruar armët, ndërsa Bellaqa mbante kontaktet me të tjerët. Këto armë, sipas këtij dokumenti, janë sekuestruar nga Policia e Kosovës në Prishtinë gjatë bastisjes dhe gjatë arrestimit të këtyre pesë personave. Sipas këtij dokumenti, të akuzuarit Ardijan Gjuraj, Ergim Syla dhe Nehrudin Skenderi, kanë kryer veprën penale “Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Bellaqa nga Prizreni, që është pjesë e këtij grupi, akuzohet për “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.Krasniqi, sipas Prokurorisë, ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”. Mbetet e paqartë nëse të gjitha armët e paraqitura përmes fotografive nga policia e Kosovës janë pjesë e shitblerjes së simuluar

Top Channel