Pamjet e Vladimir Putinit, që e mbyt disa hera kolla gjatë një takimi virtual me ministrat e Kremlinit, u publikuan vetëm një ditë pas incidentit që e “detyroi” atë të mohonte se është infektuar me COVID-19.
Kolla që e ngacmonte vazhdimisht, ngriti dyshimet se presidenti rus është vërtet i sëmurë, por kjo nuk pohohet publikisht.
Disa thonë se gjendja shëndetësore është pikërisht arsyeja përse Putin ka shmangur disa takime. 69-vjeçari u përpoq t`i bindte ministrat e tij se është mirë dhe ka mjaftueshëm antitrupa, ndërsa për kollën fajësoi “ajrin e ftohtë”.
Politikania Valentinna Matviyenko, tha megjithatë se kolegët e saj janë të shqetësuar për shëndetin e kreut të shtetit, i cili nuk e mori dozën e dytë të vaksinës antiCovid me pretendimin se ka një numër të madh antitrupash në organizëm.
Në 11 tetor, Rusia regjistroi numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi që nga fillimi i pandemisë.
Task-forca e krijuar për sëmundjen në këtë vend tha se 973 persona vdiqën brenda 24 orësh.
Top Channel