Një polic i Njësisë Speciale është lënduar gjatë protestave në Mitrovicën e Veriut për aksionin policor kundër kontrabandës së mallrave.

Deri tani janë arrestuar 7 të dyshuar dhe janë sekuestruar 2 kamionë me mall. Për të zbatuar urdhrin e gjykatës, Policia dhe Dogana e Kosovës kanë zhvilluar kontrolle në 16 lokacione në të gjithë Kosovën.

Aktualisht vijojnë kontrollet në Hajvali, Zheronicë, Zveqan dhe Pejë.

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

“Të gjitha veprimet policore janë duke u realizuar në koordinim me prokuroritë dhe gjykatat kompetente, me urdhër të së cilave janë duke u kryer kontrolle dhe bastisje në lokacione të ndryshme si shtëpi banimi, lokale biznesi, magazina të mallrave etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Top Channel