Operacioni policor që u zhvillua në orët e hershme të mëngjesit, kundër kontrabandës së mallrave në Veri të Kosovës krijoi një situatë lufte atje.

Policia e Kosovës njoftoi se kanë goditur rrjetin e kontrabandës, ndërsa gjatë zhvillimit të aksionit në veri, serbët i kanë sulmuar, duke hedhur gurë në drejtim të tyre. Po ashtu ata kanë djegur edhe disa vetura me targa RKS.

Në njoftimin e Policisë thuhet se në të gjitha rajonet e tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, por në Mitrovicën veriore grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.

Policia thotë se si pasojë e gjuajtjeve me mjete të ndryshme vdekjeprurëse drejt zyrtarëve policorë, deri më tani janë raportuar se gjashtë zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, prej tyre pesë zyrtarë të nacionalitetit shqiptar dhe një i nacionalitetit serb. Bazuar në informacionet fillestare një nga personat e përfshirë në sulm ndaj zyrtarëve policorë, është lënduar.

Policia ka njoftuar se “deri në këtë fazë janë arrestuar dhe shoqëruar tetë persona:

R. K. (1957) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Pejës
A. K. (1979) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Prishtinës
M.N. (1990) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
I.Z. (1982) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
A.D. (1995) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicë Jugu
M. Dz.(1958) mashkull kosovar/boshnjak nga rajoni i Mitrovicës Veri
I. H. (1975) mashkull kosovar/shqiptarë nga rajoni i Mitrovicës Veri
M. L. (1978) mashkull kosovar/serb nga rajoni i Mitrovicës Veri”.

Gjithashtu bëhet e ditur se në operacionin e sotëm janë sekuestruar mallra dhe dëshmi të ndryshme të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj.

“Operacioni policor ka përfunduar, situata në pjesën veriore të Mitrovicës është qetësuar, përderisa veprimet e mëtejme policore janë duke u realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me Doganën e Kosovës dhe organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

FOTO GALERI
7/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA