Pas aksionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, ka reaguar edhe NATO.

Aleanca-Veri Atlantike, operacionin kundër kontrabandimit me mallra në atë pjesë e ka quajtur veprim për vendosjen e ligjit.

Në një përgjigje për Telegrafin NATO ka theksuar se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante.

“Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”, thuhet në përgjigjen e NATO-s.

Tutje theksohet se ky mision mbetet tërësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të OKB-së, sipas “Rezolutës 1244 nga viti 1999 dhe vazhdon të sigurojë ambient të qetë, të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

“KFOR-i vazhdon të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për shtensionimin e tensioneve që kanë arritur Beogradi dhe Prishtina në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, duke iu referuar pajtueshmërisë së arritur më 30 shtator.

Ndërsa për situatën në veri ka reaguar edhe shefi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell

Borrell ka shkruar se incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA