Në qarkun e Lezhës për vitin 2021 janë regjistruar 28 raste të reja me kancer të gjirit dhe një jetë e humbur.

Sipas mjekes onkologe Bardha Gjoni, duhet më shumë ndërgjegjësim jo vetëm gjate këtij muaji por gjate gjithë vitit. Gjithashtu ajo theksoi se gratë duhet të marrin kohën e tyre për vizita dhe kontrolle të pa ndërprera.

Sipas saj shifrat e ekzaminimeve janë të ulëta, dhe shkak për këtë ka qenë hezitimi i qytetarëve për t’iu drejtuar institucioneve spitalore në këtë kohë pandemie, por nuk mbeten pas dhe pacient që zgjedhin të kurohen jashtë vendit.

Gjatë kësaj periudhe nuk kanë munguar dhe fushatat e ndërgjegjësimit në mënyrë që femrat të jenë më të kujdesshme dhe kjo sëmundje të parandalohet në kohë.

Prej një viti tashmë në spitalin rajonal të Lezhës është vënë në punë mamografia, shërbim të cilin mund ta marrin falas të gjithë qytetarët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA