Ikën Trajneri i Kosovës/ Federata e Kosovës i ndërpret kontratën Bernard Challandes

13/10/2021 19:39

Bernard Challandes nuk është më trajneri i përfaqësueses së Kosovës.

Në konferencën e mesditës të së mërkurës Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar ndërprerjen e parakoshme të kontratës aktuale e cila mbyllej në dhjetor të vitit 2022.

Arsyeja e kësaj ndërprerje të kontratës ka qenë paraqitja e dobët e Kosovës në eliminatoret e kampionatit botëror.

70-vjeçari ishte emëruar trajner i Kosovës në mars të vitit 2018 nga ish-presidenti i ndjerë i FFK-së Fadil Vokrri.

Challandes ishte trajneri i dytë në historinë e ekipit kombëtar të Kosovës, pas Albert Bunjakit, që prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA më 2016. Gjatë kësaj periudhe ai ka qenë në krye të përfaqësueses së Kosovës për 40 ndeshje.

Nga këto ka arritur të grumbullojë 18 fitore, 14 humbje dhe vetëm 8 barazime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA