Drejtuesi i një motori ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë në Fier.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”.

Sipas policisë, shtetasi E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motomjetit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

“Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit“, njofton policia.

Top Channel