Ministri Bledi Çuçi ka njoftuar se kanë një projekt për të mundësuar të ardhura për shërbimet që kryen Policia e Shtetit në mënyrë që të ketë rritje të pagave.
Megjithatë thekson se do e shohin këtë mekanizëm për të mos cënuar buxhetin e shtetit megjithëse rritja e pagave të Policisë së Shtetit mbetet në vëmendjen e tyre.
Çuçi: Ne gjithmonë e kemi pasur në vëmendje trajtimin sa më të mirë të punonjësve të shtetit nga pikëpamja financiare. Policia e Shtetit ka qenë sektori që ka përfituar më së shumti rritjes së pagave. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta rishohim prapë dhe jemi duke menduar edhe këtë gjë. Ne kemi një projekt, i cili do krijojë mundësi për policinë e shtetit për të marrë të ardhura me shërbimet që bën në mënyrë që të shpërblejë vetë trupën e saj. Po i shohim këto mekanizma pa cënuar dhe buxhetin e shtetit. Mbetet në vëmendjen tonë një gjë e tillë.
Top Channel