Dhoma Amerikane e Tregtisë mbledh Asamblenë e Përgjithshme/ E pranishme Yuri Kim

13/10/2021 18:22

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka mbledhur Asamblenë e Përgjithshme.

E pranishme është edhe ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim e cila u bëri thirrje të gjithëve që t’i japin përparësi përmirësimit të klimës së biznesit në Shqipëri, ndërsa ishte pjesë e mbledhjes së Dhomës Amerikane të Tregtisë me Asamblenë e Përgjithshme.

Ajo theksoi se vendi ynë ka mundësi që të përmirësohet, duke punuar që Shqipëria të ketë gjykata të pastra nga krimi. Sipas ambasadores, tre janë prioritetet në vend, demokracia, mbrojtja dhe biznesi.

“T’i ngremë marrëdhëniet e biznesit në të njëjtin nivel me SHBA-në.  Shumë mund të përfitohet në Shqipëri, pasi ka një ekonomi në rritje, duhet të kemi qasja në më shumë produkte. Pothuajse një vit më parë ne nëshkruam një memorandum për marrëdhënien ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së dhe pamë rezultate të ndjeshme. Një javë më parë ishim në hidrocentralin e Skavicës që do të ndërtohet nga një kompani amerikane. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë. U bëj thirrje që të jetë prioritet përmirësimit të klimës së biznesit, për të përmirësuar potencialin që ndodhet këtu”, tha Kim.

Top Channel