Debati në Komision/ Boçi-Kushit: Keni dorëzuar shkresë për numrin e nxënësve të regjistruar. Ndërhyn ashpër Gjylameti

13/10/2021 12:23

Në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Luciano Boçi i ka përmendur ministres së Arsimit Evis Kushi shifrën e nxënësve në klasë të parë të regjistruar. Boci kujtoi një kronikë të transmetuar nga Top Channel në shtator, ku përmendeshin statistikat për regjistrimin online të nxënësve.

Aty thuhet se numri i nxënësve të regjistruar në klasë të parë ishte rreth 20 mijë, për të cilën Kushi iu përgjigj Boçit duke i thënë se nuk mund ta vërtetojë. Nga ana tjetër, Gjylameti reagoi ashpër duke thënë se nuk mund të përdoret koha e pyetjeve për komente personale. Ajo sugjeron të largohen nëse seanca është vetëm për opozitën dhe ministren e Arsimit.

Boci: Një ndërhyrje në raport me regjistrimin e nxënësve në klasë të parë. Këtu kam reagimin e gazetares që ka bërë kronikën. Ka kërkuar informacion zyrtar nga Ministria juaj. Numri sipas shkresës së dorëzuar tek gazetarja, numri i nxënësve është 20 mijë e 225. Shkresa është këtu sepse na ka dëgjuar live. Nuk është fotografi kjo. Thua që është fotomontazh nga gazetarja? Është gazetarja e Top Channel.

Kushi: Nuk mund ta vërtetoni.

Boci: E di si është puna, ju gënjeni jo vetëm me fjalë por edhe me shkresa.

Gjylameti: Nëse kemi seancë dëgjimore të opozitës me ministren, të na njoftonit që ta dinim që ta vendosnim nëse do të dëgjonim propagandën dhe përdorimin politik të foltores së Kuvendit për interesa personal dhe karrierë personale. Këtë nuk e pranoj. Nëse do të vijojë kështu, sugjeroj që ne të mazhorancës të largohemi. Sa i përket procedurës, një pyetje e mazhorancës, një e opozitës. Nëse koha e pyetjeve të jetë dhe për kometne, atëherë e kanë thirrur vetëm për veten e tyre dhe ne nuk duhet të jemi këtu. Ndryshoni ju lutem dhe repsektoni rregulloren.

Zhupa: Cili ligj më ndalon të bëj sa pyetje të dua?

Kushi: Shumë mirë që Zhupa i mban mend pyetjet. Përgjigje kam sa të duash.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA