Boçi: Përse nuk pati asnjë reagim për sherrin? Kushi: E verifikuam me policinë…

13/10/2021 11:42

Gjatë mbledhjes së sotme të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti Luçiano Boçi foli rreth ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë pranë shkollës në Tiranë, ku u përfshinë në një sherr banal dy mësuese dhe të afërmit e tyre.

Boçi drejton pyetjen se përse nuk pati një përgjigje nga Ministria e Arsimit dhe shton se kjo ngjarje ka implikuar të gjithë mësuesit.

“Sa i përket shërbimit psiko-social, dua të ndalem tek përplasja mes mësuesve në shkollën dhe nga ana juaj nuk pati përgjigje. Besoj që ngjarja ka impaktuar të gjithë arsimor në lidhje me pozicionin e mësuesit. Përse nga ana juaj nuk pat reagim për këtë ngjarje. Ju duhet të kishit çuar ekipin e psikologëve për të trajtuar stafin. Doja të dija një program të saktë për të gjithë fëmijët për shkak të traumave të pandemisë”, tha Boçi.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ministres Kushi, e cila u shpreh se Zyra Arsimore veproi në kohën e pas verifikimeve institucionale. Kushi tha se rasti u verifikua dhe respektua hierarkia e njeriut.

“Zyra Arsimore ka bërë një raport dhe ka marrë ndaj dy mësuesve. U përdor një kohë të caktuar për ta verifikuar ngjarjen me policinë. Sepse jo gjithmonë lajmet në media janë 100% të vërteta. Jo me një të rënë të lapsit mund të hiqet mësuesja. Ne e verifikuam me policinë dhe gjykuam që mësueset të pezullohen dhe më pas shkarkohen. Respektojmë. Ka hierarki, që struktura të krijuara për të krijuar janë veprime. Dhe psikologjik po e bëjmë, kemi krijuar një grup pune. uroj të mos ndodhin ngjarje të tilla, është shumë e rëndë. E kuptoj dhe për shumë ndjesi është i lartë, nuk ka ndodhur në ambientin e shkollës është e rëndë”, tha ministrja e Arsimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA