Kryeministri Edi Rama i vuri Policisë së Shtetit një afat 100 ditor për të gjetur të inflitruarit brenda tyre në mënyrë që të gjejnë dhe të çojnë para drejtësisë të gjithë të infiltruarit që bashkëpunojnë me krimin.
Ardi Veliu u largua nga detyra para se të përfndonte afati. Ministri Bledi Çuçi ka zbuluar se drejtori i ri Gledis Nano po kryen analiza në çdo qark të Shqipërisë që të ketë një raport përmbledhës.
Çuçi: Drejtori i ri e ka filluar punën dhe me këtë analizë. Do të jetë në të gjithë Shqipërinë në qarqe të ndryshme dhe ky raport do të shërbejë dhe si një dokument i rëndësishëm për vlerësimin e gjithkujt në mënyrë që të vazhdojmë dhe dua të theksoj se është punë e vazhdueshme në mënyrë që të kemi një trup sa më profesional dhe me integritet të lartë dhe moral që policia e Shtetit të jetë në lartësinë e shtetit. Drejtori i ri e ka nisur punën duke bërë analizë në çdo qark të Shqipërisë. Edhe ministri do të ketë një raport përmbledhës lidhur me këtë gjë.
Top Channel