Procesi i vaksinimit vazhdon edhe në Universitetin e Gjirokastrës, ndonëse interesimi është ende i ulët, për shkak edhe të largësisë së studentëve nga vendbanimi.
Tre lloje vaksinash janë në dispozicion të studentëve në Gjirokastër. Specialistët e Shëndetësisë rekomandojnë për ta vaksinën Pfizer si vaksina me efektet më të pakta tek të rinjtë.
Zv/rektori I UGJ, prof. Asoc. Jaho Cana, pohon se prej fillimit të javës së ardhshme, nisja e vitit të ri akademik, do të shoqërohet edhe me masat e reja anticovid. Moslejimi i të rinjve të pavaksinuar apo pa test PCR nëpër auditore, nuk është penalizim, por kusht i domosdoshëm për zhvillimin normal të procesit mësimor në auditore.
Punonjësit e Drejtorisë së shëndetit publik në Gjirokastër pohojnë se një pjesë e studentëve po vaksinohen pranë qendrave shëndetësore më afër vendbanimit të tyre. Nisja e vitit akademik do të jetë tregues i nivelit të vaksinimit të studentëve.
Top Channel