Shqipëri-Poloni/ Humbje dhe imazh i shëmtuar për kuqezinjtë në “Air Albania”

12/10/2021 23:05

Shqipëria e mbyll me humbje ndeshjen ndaj Polonisë në stadiumin “Air Albania”, ndërsa la një imazh të shëmtuar me incidentet e regjistruara.

87’ – Broja futet mirë në zonë, por e tepron me tentativën për të shënuar nga një kënd thuajse zero, ndërkohë që mund të bënte më mirë po të shërbente për Manajn në qendër të zonës.

76′ – Rifillon loja për minutat e mbetura. Reja luan gjithçka, duke hedhur në fushë Bajramin e Çokajn, për Baren e Roshin

Pritet rikthimi i skuadrave në fushë për të vijuar lojën, teksa është bërë edhe paralajmërimi i fundit për tifozët, që të mos përsëritin hedhjen e sendeve.

76′ – E pabesuesme çfarë ndodh në “Air Albania”. Hysaj harron Swiderskin në shtyllën e dytë, që gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetën e portës së Berishës. Më pas shkon të festojë pas portës kuqezi, por aty fluturojnë sende drejt tij dhe polakëve. Kaq mjaftoi që arbitri francez Clement Turpin të dërgojë polakët në dhomat e zhveshjes, duke qenë se ishte rasti i dytë i hedhjes së sendeve.

72’ – Jemi me fat. Keidi Bare mban shumë topin dhe rrëshqet, duke i dhënë mundësi Krychoëiak të hyjë në zonë e të provojë shërbimin për Leëandoëskin, por ndërhyrja e Berishës është vendimtare dhe shmang rrezikun. Proteston më kot mesfushori kuqezi për një faull.

70’ – Freskon sulmin edhe Polonia, që largon Buksa dhe hedh në fushë Sëiderskin. Largoet edhe Jozëiak, për t’i lënë vendin Frankoëskit.

66’ – Manaj kombinon mirë me Roshin dhe provon të driblojë disa kundërshtarë, por është Glik i fundit, që ndërhyn saktë dhe e ndal.

65’ – Tjetër ndërrim te kuqezinjtë. Largohet nga fusha Trashi, që ishte larg ditëve të tij më të mira dhe në vendin e tij aktivizohet Lenjani.

58’ – Vjen momenti që tifozët e prisnin aq shumë. Trajneri Reja ndërhyn për të hedhur në fushë bomberin e momentit te kuqezinjtë, Armando Broja, i cili merr vendin e Myrto Uzunit.

48’ – Mundësi mjaft e mirë e kuqezinjve, me Roshin që kthen në qendër, por ndërhyn mbrojtja polake. Topi shkon te Hysaj, që provon një rrotullim, por arbitri akordon një faull të çuditshëm dhe nxit protestat e shkodranit, që ndëshkohet me karton të verdhë.

– Starton pjesa e dytë. Nuk ka asnjë ndryshim në formacionet e të dy skuadrave…

– Mbyllet pa gola pjesa e parë. Lojë e kujdesshme e kuqezinjve, që mund të kishin bërë më mirë në disa situata në sulm

38′ – Buksa ndërhyn ashpër ndaj Kumbullës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

30’ – Zielinski provon me një goditje nga distanca, por topi përfundon pa problem në duart e Berishës.

14’ – Pranë golit të avantazhit polakët, që pas një topi të ardhur nga këndi, provojnë në një rrëmujë në zonë, por sfera shkon mbi kuadratin e Berishës.

9’ – Shkëndijën e parë e japin kuqezinjtë, me Ramadanin që rikuperon një top në gjysmëfushën kundërshtare dhe nis menjëherë Manajn, që injoron Uzunin të lirë në zonë dhe provon vetë, por gjen trupin e mbrojtësit polak, Glik. E pafalshme që lushnjari nuk shërbeu për Uzunin, i cili ishte i vetëm me portierin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA