Gjyqtari vendosi për rifillimin e ndeshjes Shqipëri-Poloni në “Air Albania”.
Pasi Polonia shënoi golin e parë, menjëherë nisën incidentet në fushë. Swiderskin nga shtylla e dytë, gjuan saktë dhe dërgon topin në rrjetën e portës së Berishës. Më pas shkon të festojë pas portës kuqezi, por aty fluturojnë sende drejt tij dhe polakëve. Kaq mjaftoi që arbitri francez Clement Turpin të dërgojë polakët në dhomat e zhveshjes, duke qenë se ishte rasti i dytë i hedhjes së sendeve.
Futbollistët zbrazën fushën, duke u larguar drejt dhomave të zhveshjes.
Në stadium vërehet shtim i efektivëve, ndërsa kanë mbërritur dhe zyrtar të lartë të policisë.
Ky incident është i rëndë për imazhin e kombëtares sonë, që sot duhet të dhuronte vetëm emocione të bukura në stadiumin e mbushur me rreth 22 mijë tifozë.
Top Channel