Kalidou Koulibaly, mbrojtës dhe kapiten i Senegalit, është dakord me idenë e FIFA-s për të organizuar Botërorin çdo dy vjet, pasi mendon se diçka e tillë mund t’u japë më shumë mundësi skuadrave afrikane.
“Është diçka pozitive për numrin e skuadrave afrikane,” – deklaroi mbrojtësi pas fitores 4-1 të Senegalit ndaj Namibisë në ndeshjeve vlefshme për kualifikueset e “Katar 2022”, duke shtuar,” – 5 skuadra Afrikane në Botëror nuk mjaftojnë, Afrika meriton të ketë më shumë përfaqësues në Kupën e Botës.
Sipas mbrojtësit, një Botëror çdo dy vjet do të reduktonte numrin e miqësoreve me Koulibaly që shprehet: “Po luajmë shumë ndeshje dhe me këtë ide të re mund të ketë më pak impenjime për ne futbollistët”.
Futbollisti kërkoi që projekti për një Kupë Bote çdo dy vjet të merret në konsideratë, duke kërkuar mbështetjen e kolegëve të tij, edhe pse trajneri i Senegalit, Aliu Cisse, është kundër idesë që mbështet kapiteni i tij.
Top Channel