Zotimi publik i avokatit aktivist. Adriatik Lapaj: Nuk kam qëllim të angazhohem në politikë

11/10/2021 17:41

Aktivisti i shoqërisë civile , Adriatik Lapaj ishte një nga pjesëmarrësit më në zë të protestës kundër rritjes së çmimeve në kryeqytet.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai tha se do dilte të protestonte edhe i vetëm pasi nuk kishte rolin e organizatorit por kush të donte mund t’i bashkohej idesë së tij.

Në Top Talk ai ai tha se kjo ishte një protestë e drejtë sepse cënon të drejtat bazike të çdo njërit prej nesh.

“Kjo është një protestë që i përket çdo njërit prej nesh. Kjo qeverisje që kemi nuk na shërben ne, por qëllimi im në protestë është të reagoj kundër një padrejtësie që po bëhet dhe të implentoj një farë reagimi qytetar të pastër. Kjo është një protestë e qytetit”, tha ai.

Lapaj komentoi edhe përballjen e tij me kryeministrin Edi Rama në “Zonë e Lirë”.

“Ai debat kishte dy rrugë, ose do silleshe si qytetar në debat ose do gërthasësh dhe s’prodhon asgjë. Unë zgjodha të parën, i thashë argumente, që të jepja një model ndryshe, duke ndenjur modest për protestën”, tha ai në Top Talk, ndërsa shtoi se nuk ka ndërmend të angazhohet në politikë: “Se tani dua të ndaj diçka, personalisht politikën nuk e shoh si sëmundje, është zgjidhje, problemi është kujt ja lëmë në dorë. Uën dua të qartësoj se kam parë tituj andej e ketej, unë do jem qytetar i angazhuar , unë nuk do hap parti, do jem qytetar i thjeshtë siç kam qenë gjithmonë. Të jetë e qartë kjo. “

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA